Pasi u konfirmua se Eder Militao do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit 2024/2025 pas këputjes së ligamentit, Real Madridi tani ka vendosur që të nënshkruaj me një mbrojtës të ri në afatin kalimtar të janarit.
Disa emra tashmë janë përmendur, duke përfshirë Castello Lukeba të Leipzig dhe reprezentuesin spanjoll Aymeric Laporte.
Real Madridi gjithashtu ka vëzhguar edhe Ligën Premier, aty ku tashmë dy lojtarë kanë rënë në syrin e tyre.
Sipas CaughtOffside, ylli i Tottenhamit, Cristian Romero, është një emër i njohur për drejtuesit e Real Madridit, të cilët e shohin atë si kandidatin potencial.
Për më shumë, ata kanë interesim gjithashtu edhe për Jarrad Branthaite, i cili aktualisht luan për Evertonin.
Blerja e mundshme e Branthwaite do të ishte në linjë me politikën e transferimeve të Real Madridit për të rekrutuar lojtarë të rinj, ani pse duke marrë parasysh situatën e tyre për momentin, atyre mund t’iu duhet një lojtarë me përvojë.
Përveç lëndimit të Militaos, madrilenët aktualisht nuk mund të llogarisin as në shërbimet e David Alabas i cili ende nuk është kthyer nga lëndimi, teksa edhe Lucas Vazquez pritet të mungojë tri javë./Telegrafi/