Diego Armando Maradona u largua nga kjo jetë më 25 nëntor, ndërsa pas vdekjes kanë filluar të dalin në dritë shumë prapaskena rreth jetës.
Së fundmi është zbuluar edhe një makinë e Maradonës, që argjentinasi e kishte blerë në vitin 1982.
Ajo që befason të gjithë është se makina është një Fiat i thjeshtë, që përdorej shumë italianë në atë kohë.
Maradona kishte mundësinë të blinte makinat me të shtrenjta të kohës, por duket se ai ishte njeri i thjeshtë dhe dëshironte të jetonte si i tillë, duke udhëtuar me makina të thjeshta, për të mos rënë edhe në sy.
Në fotot e publikuara janë pamjet e makinës së argjentinasit dhe libreza e blerjes së saj.
Në të njëjtën kohë Maradona ka pasur edhe një Ferrari, e cila ishte makina e parë në ngjyrë të zezë e kësaj marke të njohur.
I ndjeri Enzo Ferrari, pronari i kompanisë për makina sportive, u mundua ta bindte Maradonën në atë kohë se ngjyra e zezë nuk ishte e përshtatshme për një Ferrari, por ai nuk u bind dhe u bë pronari i parë i një Ferrari të zi.
Edhe pse e krijuar vetëm për të, Maradona ankohej shpesh, pasi Ferrari i tij nuk kishte radio. /Telegrafi/