Dy lojtarë të Liverpoolit thuhet se do të largohen këtë verë nga klubit, pasi u degraduan nga trajnerit Arne Slot gjatë para-sezonit të Reds.
Liverpool e filloi parasezonin e tij me një humbje befasuese ndaj skuadrës së Championshipit, Preston North End, në një miqësore me dyer të mbyllura javën e kaluar.
Reds rifillojnë para-sezonin e tyre me një turne në Shtetet e Bashkuara, ndërsa skuadra e Slotit përballet me Real Betis, Arsenal dhe Manchester United.
Ekipi i parë do të udhëtojë në Amerikë, me dy lojtarë të mbetur pas me U-21, gjë që sugjeron se një largim nga Anfield është në plan.
As expected no Rhys Williams and Billy Koumetio on the plane to USA.
Both players have been training with the U21s this pre season as they look to secure a move away from #LFC pic.twitter.com/YVCztmwoTU
— Anything Liverpool (@AnythingLFC_) July 23, 2024
Sipas mediumit The Athletic, qendërmbrojtësit e rinj, Rhys Williams dhe Billy Koumetio pritet të largohen nga klubi këtë verë.
Dyshja e kanë gjetur veten duke u stërvitur me ekipin U-21 dhe jo me skuadrën e parë të Slot gjatë përgatitjeve para-sezonale.
23-vjeçari Williams po tërheq interes nga Turqia ndërsa disa klube të Ligue 1 po monitorojnë gjithashtu situatën e tij.
Ai luajti 19 ndeshje në të gjitha garat në sezonin 2020/21 pasi Liverpool u godit nga një krizë dëmtimesh.
Ndërkohë, Koumetio ka luajtur vetëm dy ndeshje për klubin dhe thuhet se kërkohet nga klube nga Skocia dhe Franca. /Telegrafi/