Site icon Telegrafi

Dy javë në qeli, Erjon Veliaj ankimon vendimin e masës së sigurisë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ankimon vendimin e masës së sigurisë të datës 12 shkurt, ku iu komunikua arresti me burg në Gjykatën e Posaçme.

Ankimimi është bërë nëpërmjet avokatit të tij, Ermir Beta. Mësohet se ankimini është nisur me postë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj akuzohet se së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa ndërtuan një mekanizëm kompleks korruptiv për të përvetësuar fondet publike, të cilat transferoheshin në formë ryshfeti nga kompani kontraktore dhe OJF përfituese të fondeve të Bashkisë së Tiranës.

GJKKO më 12 shkurt miratoi kërkesën e prokurorisë për arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, ndërkohë që ndryshoi masën e sigurisë për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe konfirmoi masat e sigurisë për gjashtë të akuzuar të tjerë, kryesisht biznesmenë të akuzuar se kanë korruptuar Veliajn.

Gjatë seancës Veliaj u deklarua i pafajshëm dhe akuzoi prokurorin Ols Dado për konflikt interesi.

Exit mobile version