Site icon Telegrafi

Dy incidente të tmerrshme në cirkun ukrainas, akrobatët rrëzohen nga lartësia – punonjësin e sulmon ariu

Në një cirk në Ukrainën e goditur nga lufta kanë ndodhur dy incidente të tmerrshme, ku në njërin dy akrobatë të rinj u rrëzuan nga lartësia derisa po dhuronin spektakël, e në tjetrin ariu sulmoi punonjësin e cirkut.

Bëhet fjalë për një djalë 15-vjeç dhe një vajzë 12, që u rrëzuan nga unaza në të cilin qëndronin të varur që ishte e lidhur me litar, e të pranishmit që ishin kryesisht prindër me fëmijët e tyre mbetën të shokuar me atë që panë, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, punonjësi i cirkut që argëtonte të pranishmit u sulmua nga ariu.

Të rinjtë që u rrëzuan kanë thyer këmbët si dhe kanë pësuar lëndime tjera trupore, me c’rast janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim.

Në anën tjetër burri që u sulmua nga ariu nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz, e autoritetet kanë premtuar hetim të detajuar për të përcaktuar nëse janë respektuar masat e sigurisë. /Telegrafi/

Exit mobile version