Një punëtorë në një pompë karburanti në Gjakovë është sulmuar nga dy grabitës.
Telegrafi ka siguruar një video ku shihen teksa e sulmojnë fizikisht.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Sektori Rajonal për Hetime nga kjo drejtori, njofton se sot ka realizuar një operacion kontrolli dhe bastisje në tri lokacione me ç‘rast ka arrestuar dy persona të dyshuar për grabitje të armatosura.
Sipas njoftimit për media në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë që nga muaji maj i këtij viti kanë ndodhur tetë grabitje të armatosura kryesisht nëpër pompa të derivateve dhe që nga ajo kohë hetuesit rajonal kanë punuar intensisvisht në identifikimin e kryesve të këtyre veprave dhe ndriçimin e rasteve në fjalë.
Në njoftim thuhet se personat e arrestuar janë: B.Z i lindur 1996 / shqiptar, shtetas i Kosovës, M.Sh i lindur 1990 / shqiptar, shtetas i Kosovës.
Pas përfundimit të procedurave policore personat e dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shtetit dërgohen në qendrën e mbajtjes për 48 orë./Telegrafi/