Chelsea ka kaluar e para në epërsi kundër Arsenalit në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës EFL.
Rezultati u zhbllokua në minutën e shtatë të takimit me golin e Eden Hazard të shënuar për Blutë.
Mesfushori belg pranoi një top në zonë nga Pedro, krijoi hapësirë dhe shënoi.
https://www.youtube.com/watch?v=Ru0nfOUJ5F0
Menjëherë pas, Jack Wilshere e pati një rast të mirë, mirëpo intervenoi Wilfredo Caballeros për ta mbrojtur portën e tij.
Rezultati u zhbllokua me një autogol të Antonio Rudiger (12′), i cili në përpjekje për ta pastruar topin e devijoi në portën e tij.
Autogoli i qendërmbrojtësit të Bluve u realizua pas një harkimi nga këndi të Topçinjve.
https://www.youtube.com/watch?v=YejBNM5oWQ0
Kujtojmë se ndeshja e parë e zhvilluar të Stamford Bridge ka përfunduar me rezultat 0-0. /Telegrafi/