Zonja e Vjetër ka gjetur edhe golin e dytë në ndeshjen udhëtuese të Serie A ndaj Sassuolos, teksa edhe vendasit kanë shënuar një gol.
Është sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala, i cili ka shënuar për 2-0.
Goli i Dybalas erdhi në minutën e 49 të ndeshjes pas asistimit të Juan Cuadrados.
Argjentinasi shënoi edhe golin e parë.
Dy minuta më vonë Sassuolo ngushtoi epërsinë në 2-1 me golin e Matteo Politanos. /Telegrafi/