Telegrafi

Dy gjigantët italianë në garë për nënshkrimin e Maxence Lacroix

Maxence Lacroix është një nga mbrojtësit më të vlerësuar këtë edicion në Bundesliga dhe e ardhmja e tij po shihet larg Wolfsburgut.

Gjigantët italianë Milan dhe Juventus janë gati të bëjnë një betejë për mbrojtësin e talentuar të VfL Wolfsburg, Maxence Lacroix, sipas raporteve nga Franca.

Me më pak se 18 muaj të mbetur në kontratën e tij me skuadrën e Bundesligës, Lacroix pritet të jetë në listën e shitjes së Wolfsburg, pasi lojtari nuk ka pranuar rinovimin e kontratës.

Për Milanin, forcimi i mbrojtjes është prioritet dhe Lacroix është spikatur si një nga opsionet më tërheqëse.

Lexo po ashtu Liverpooli e gjen zëvendësuesin e Matipit në Bundesliga

Nga ana tjetër, Juventusi ka hyrë në skenë dhe ka kontaktuar Wolfsburg për të shqyrtuar mundësinë e nënshkrimit të Lacroix në verë.

Duke dashur të konkurrojë me Milanin për shërbimet e mbrojtësit të ri, Zonja e Vjetër është e vendosur të forcojë linjën e saj mbrojtëse dhe e konsideron Lacroix si një pjesë kyçe në planet e saj të ardhshme.

23-vjeçari iu bashkua Wolfsburgut për pesë milionë euro në verën e vitit 2020, derisa vlera e tij tani kalon 30 milionë euro.

Përveç dy skuadrave italiane, interesim për shërbimet e mbrojtësit francez ka shprehur edhe Liverpool që e sheh Lacroix si zëvendësuesin adekuat të Joel Matip.

Qendërmbrojtësi francez ka zhvilluar 23 ndeshje në Bundesliga, ku ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/