Gashi ka humbur pozitën e titullarit tek kampionët e Zvicrës dhe ka paralajmëruar largimin nga ‘St Jacobs Park’.
Interesim për shërbimet e tij kanë shprehur shumë skuadra zvicerane dhe më gjerë.
Ndërkohë së fundmi në garë për yllin e Kombëtares shqiptare janë futur edhe dy gjigantë evropianë nga shtetet e tyre, transmeton Telegrafi.
Olympique Marseille dhe Galatasaray kanë shprehur interesim për Gashin dhe pritet të dalin me ofertë zyrtare në drejtim të Baselit.
Gashi vlerësohet rreth tre milionë euro nga Baseli, ndërsa për të kanë shprehur interesim edhe Verona, Luzern, Young Boys, Sion dhe Thun. /Telegrafi/