Site icon Telegrafi

Dy gjigantët anglezë të gatshëm për ta thyer klauzolën e Benjamin Seskos

Benjamin Sesko është një nga sulmuesit e rinj më të mirë në Evropë dhe ai këtë po e dëshmon me fanellën e RB Leipzig.

Sulmuesi slloven edicionin e kaluar shpërtheu me fanellën e Leipzig dhe ai po e vazhdon edhe këtë edicion.

Falë formës së shkëlqyer, Sesko ka zgjuar interesimin e top klubeve evropiane dhe e ardhmja e tij duket se do të jetë në Ligën Premier.

Ka një garë të madhe për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit nga dy gjigantët anglez Manchester United dhe Arsenal.

The Sun ka raportuar se dy top klubet angleze e kanë bërë prioritet transferimin e sulmuesit slloven për sezonin e ardhshëm.

Sesko ka një klauzolë largimi prej 65 milionë eurove nga Leipzig dhe si Topçinjtë ashtu edhe Djajtë e Kuq janë të gatshëm ta thyejnë atë.

21-vjeçari në 15 ndeshje këtë edicion ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version