Antoine Griezmann është bërë cak i dy skuadrave të mëdha angleze, Chelsea dhe Manchester United.
Sulmuesi francez është duke shkëlqyer me fanellën e Atletico Madrid në dy vitet e fundit dhe ka zgjuar interesimin e ekipeve të mëdha evropiane.
Mediat spanjolle së fundmi kanë shkruar se në adresë të Atletico Madrid kanë ardhur dy oferta nga Anglia, me Chelsean dhe Unitedin që këmbëngulin për francezin.
Griezmann është golashënuesi më i mirë i Atleticos këtë edicion, ndërsa vlera e tij sillet mbi 50 milionë.
Edhe pse shuma që ekipet angleze kanë ofruar nuk është bërë e ditur, mediat spanjolle kanë raportuar se njëra nga to ka kaluar shifrën 60 milionë euro.
Gjithsesi në garë për yllin e ‘Los Colchoneros’, mbeten edhe Paris Saint Germain dhe Bayern Munich. /Telegrafi/