Site icon Telegrafi

Dy gjëra të çuditshme bëri Lewandowski pas zëvendësimit ndaj Las Palmas 

Robert Lewandowski pati një mbrëmje frustruese kundër Las Palmas të shtunën.

Superylli humbi disa raste në pjesën e parë.

Në të dytën, megjithatë, ai ishte i uritur nga mundësitë me Raphinhan që shënoi golin e fitores.

Lexo po ashtu Mjafton një gol i Raphinhas, Barcelona mposht me rezultat të ngushtë Las Palmasin

Por, Lewandowski bëri dy gjëra të çuditshme në lojë.

Në më pak se 10 minuta të mbetura për të luajtur, Oscar Hernandez futi Vitor Roquen në sulm.

Lexo po ashtu Problemet me para dhe dy arsye tjera pse Barcelona po planifikon ta mbajë Lewandowskin në ekip

Megjithatë, Lewandowski hezitoi të largohej nga fusha dhe përfundimisht u ndëshkua.

Rrjedhimisht ai do të mungojë në përballjen me Cadizin për akumulimin e pesë paralajmërimeve. Sikur të mos mjaftonte kjo, Lewandowski tregoi pakënaqësinë e tij ndaj Oscarit për largimin e tij. /Telegrafi/

 

Exit mobile version