Paul Pogba këto ditë pritet të prezantohet te Manchester United.
Mesfushori francez pritet të jetë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit, pasi klubi anglez është i gatshëm të paguajë hiq më pak se 120 milionë euro.
Pogba edhe më parë ka qenë lojtar i këtij klubi, por nuk kishte arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës.
Janë dy foto që janë publikuar, por që e lidhin kalimin e Pogbas te Unitedin.
Foto e parë që u publikua dhe u fol shumë është ajo e vajzës së Mourinhos, ku në shtëpinë e tyre shihet një tabelë punë e trajnerit.
Aty shihet një formacion, ku sipas komentuesve është edhe emri i Pogbas. Pasi foto nuk është e cilësisë së lartë nuk mund të thuhet se saktësisht është emri i tij aty.
Foto e dytë është bërë publike sot, nga berberi i Paul Pogbas. Ai ka publikuar një foto së bashku me francezin ku ka shkruar se lojtari është i gatshëm për Manchester Unitedin.
Ai e ka fshirë menjëherë foton, por ka nga ata që e kanë ruajtur.
Tashmë mund të themi se zyrtarizimi i lojtarit do të bëhet shumë shpejtë. /Telegrafi/