Site icon Telegrafi

Dy formacionet e mundshme të Liverpoolit nëse luan dy ndeshje brenda një dite

Janë zbuluar dy formacionet e mundshme titullare të Liverpoolit nëse duhet të luaj dy ndeshje në të njëjtën ditë.

Është raportuar këtë mëngjes që Redsave mund t’ju duhet të luajë dy ndeshje, një në Carabao Cup dhe një në Kupën e Botës për Klube në Katar në të njëjtën ditë.

Ndeshja kundër Aston Villas në Carabao Cup mund të riorganizohet për në janar, por është e pakonfirmuar nëse do të ndodh.

Lexo po ashtu Orari kaotik i ndeshjeve, Liverpooli mund t'i emërojë dy ekipe për dy gara të ndryshme në të njëjtë kohë  

Mediumi britanik The Mirror ka krijuar dy formacione të veçanta për Liverpoolin që mund të paraqiten në fushë të martën e 17 Dhjetorit.

Skuadra që do të luante në Kupën e Botës për Klube do të ishte 11-shja titullare e Jurgen Kloppit.

Liverpooli (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Alisson është portieri i padiskutueshëm, ndërsa mbrojtja përfshinë Joel Matip Virgil van Dijk, Trent Alexander-Arnold dhe Andy Robertson.

Mesfusha përbëhet nga Gini Wijnaldum, Fabinho dhe kapiteni Jordan Henderson, ndërsa sulmi padyshim nga Sadio Mane, Roberto Firmino dhe Mohamed Salah.

Ekipi i parë

Po për skuadrën që do të luante në Villa Park?

Adrian e gjen veten në rrjetë pasi është dëshmuar se është një mbështetje e denjë për Alissonin, ndërsa mbrojtja do të kishte vend për James Milner, Joe Gomez, Dejan Lovren dhe të riun Ki-Jana Hoever.

Treshja e mesfushës gjithashtu përmban emra të njohur si Naby Keita, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Adam Lallana, ndërsa sulmi me Divock Origi, i riu Rhian Breëster dhe shqiptari Xherdan Shaqiri.

Shaqiri aktualisht është jashtë shkaku i dëmtimit dhe vendi i tij mund të merret nga talenti 16-vjeçar Harvey Elliott, i cili ka bërë përshtypje në dy paraqitjet e tij në Kupën e Ligës këtë vit.

/Telegrafi/

Exit mobile version