Policia e Kosovës ka bërë njoftuar për katër raste të dhunës në familje të raportuar në organet e rendit.
Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Lipjan dhe Prizren.
Prishtinë / 03.02.2025 – 13:00. Pas një mosmarrëveshje mes dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, lëndime trupore kanë pësuar dy të dyshuarit dhe viktima mashkull kosovar dhe si pasojë kanë pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Prishtinë / 01.02.2025 – 18:45. Më 03.02.2025 është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka shkuar tek familja e saj ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Lipjan / 03.02.2025 – 14:50. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore.
Prizren / 03.02.2025 – 09:35. Është arrestuar i dyshuari shtetas turk për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/