Masturbimi është aktivitet për të cilin shumë pak flitet, por që shumica e praktikojnë
Pavarësisht tabuve në shumë pjesë të botës, historia na mëson se masturbimi ka ekzistuar qysh prej krijimit të njerëzimit dhe nuk ka në mend të largohet.
Të gjithë e dinë se efekt anësor i masturbimit është ndjesia e mirë, por shumë pak e dinë se masturbimi ka edhe efekte tjera anësore, transmeton Telegrafi.
Liron stresin dhe dhimbjen
Si çdo aktivitet tjetër anësor, edhe masturbimi liron endorfine – kimikale që gjenden në trupin tonë dhe e promovojnë një ndjesi të lumturisë, si dhe e lirojnë stresin.
Veç kësaj, efektet qetësuese të masturbimit mund t’ju ndihmojnë edhe të bni gjumë më të mirë, e gjithashtu i zvogëlojnë dhimbjet të cilat ndërlidhen me menstruacionet.
Masturbimi parandalon sëmundjet
Sipas shumë ekspertëve shëndetësorë, masturbimi mund të ndihmojnë parandalimin e kancerit të prostatës, duke i lejuar meshkujt që në mënyrë të sigurt t’i largojnë toksina të cilat në mënyrë natyrale ndërtohen në traktin urogjenital.
Ndërsa te gratë, masturbimi ndihmon në luftimin e infeksioneve të traktit urinar. /Telegrafi/