Telegrafi

“Dy duar për një kokë e kokën për atdhe”- në Podujevë vendosen pankarta për Faton Hajrizin

Vrasja e Faton Hajrizit nga autoritetet në Serbi, pasi që ky i fundit u tha se kishte vrarë një zyrtar policor serb dhe kishte plagosur një tjetër, ka nxitur reagime të shumta.

Shumë prej qytetarëve në rrejtet sociale, e kanë përkrahur atënë veprimet e tij, ndonëse ishte arratisur nëntë herë nga burgu.

Së fundmi në qytetin e Podujevës dy persona të maskuar thuhet se kanë vendosur një pankartë të Hajrizit.

“Dy duar për një kokë e kokën për atdhe”, është mbishkrimi në këtë pankartë. Pamjet janë publikuar nga media lokale.

I arratisuri nga burgu i Smrekonicës në Kosovë, Faton Hajrizi, është raportuar të jetë vrarë nga autoritetet në Serbi të premten.

Lexo po ashtu Zafir Berisha ngre dyshime lidhur me vrasjen e Faton Hajrizit - publikon foto

Hajrizi ka qenë në kërkim nga autoritetet serbe, pasi më 18 korrik është raportuar se e ka vrarë një zyrtar policor serb dhe e ka plagosur një tjetër, gjatë një kontrolli rutinor në Lloznicë të Serbisë, qytezë në afërsi me Bosnje-Hercegovinën.

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje të shtunën për nisjen e një hetimi vendor dhe ndërkombëtar për, siç ka thënë ajo, nxitjen dhe organizimin e arratisjeve të të burgosurve nga burgjet e Kosovës për në territorin e Serbisë.

Ministrja Haxhiu ka thënë se nuk dihet me siguri nëse Hajrizi është vrarë dhe nëse apo, a ka ndodhur akti në Serbi, apo në Republikën Srpska të Bosnje-Hercegovinës.

“Domosdo nevojitet hetim i gjerë e i thellë, për të zbardhur të vërtetën e këtij rasti”, ka thënë ajo. /Telegrafi/