Telegrafi

Dy ditë korridore humanitare për evakuimin e civilëve prej fabrikës së çelikut Azovstal

Rusia thotë se do të hapë korridore humanitare për të lejuar civilët të largohen nga fabrika e çelikut në Mariupol.

Ushtria ruse ka thënë se do të lejojë civilët të largohen prej fabrikës së çelikut Azovstalit.

Korridoret humanitare do të hapen nesër dhe për dy ditët në vijim nga ora 08:00 deri në orën 18:00 me orën lokale, raporton skynews.

Gjatë kësaj kohe, ai tha se forcat ruse do të ndalojnë të gjitha aktivitetet ushtarake dhe do të tërheqin trupat në një distancë të sigurt.

Është e paqartë nëse armëpushimi do të respektohet, pasi njoftime të ngjashme nuk janë zbatuar gjithmonë, megjithëse ky mund të jetë një hap pozitiv.

Pak më shumë se 100 civilë u evakuuan nga fabrika e çelikut në ditët e fundit, megjithëse një numër i panjohur mbeti i bllokuar në bunker, poshtë kompleksit. /Telegrafi/