Telegrafi

Dy ditë, dy milionë shikime për klipin “Toto” të Noizyt me Raf Comoran

Noizy dhe Raf Camora (Foto: YouTube/ThisIsNoizy)

Noizy ka qenë shumë aktiv në javët e fundit duke publikuar disa projekte jashtëzakonisht të suksesshme.

Para dy ditësh reperi nga Shqipëria solli këngën “Toto” në bashkëpunim me hip-hop artistin nga Austria, Raf Camora.

Raf Camora (Foto: YouTube/ThisIsNoizy)

Kënga u kompletua me videoklip që ka rezultuar shumë i suksesshëm. Dy ditë pas publikimit, videoja muzikore është shikuar mbi dy milionë herë në YouTube.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Noizy

Pjesë e videos muzikore është edhe bukuroshja Oriola Marashi, si edhe anëtari tjetër i OTR, Varrosi.

Oriola Marashi e ka zbukuruar klipin e Noizyt (Foto: YouTube/ThisIsNoizy)

Noizy është kujdesur që të jetë i pranishëm fuqishëm në tregun muzikor gjatë muajit qershor.

Më 6 qershor, reperi e publikoi këngën “Luj edhe pak” që u shoqërua me videoklip dhe po ashtu ka kaluar shifrën prej dy milionë shikimesh në YouTube.

Më 7 qershor u lansua bashkëpunimi me S4MM, La Familia, videoja muzikore e të cilit gjithashtu është pranuar shumë mirë nga fansat e dy reperëve.

Ndërsa “Drejt suksesit” ishte dueti me Alban Skënderajn që u publikua më 8 qershor. Të gjitha këto klipe kanë kaluar shifrën prej dy milionë shikimesh në platformën e shpërndarjes së videove. /Telegrafi/