Noizy ka qenë shumë aktiv në javët e fundit duke publikuar disa projekte jashtëzakonisht të suksesshme.
Para dy ditësh reperi nga Shqipëria solli këngën “Toto” në bashkëpunim me hip-hop artistin nga Austria, Raf Camora.
Kënga u kompletua me videoklip që ka rezultuar shumë i suksesshëm. Dy ditë pas publikimit, videoja muzikore është shikuar mbi dy milionë herë në YouTube.
Pjesë e videos muzikore është edhe bukuroshja Oriola Marashi, si edhe anëtari tjetër i OTR, Varrosi.
Noizy është kujdesur që të jetë i pranishëm fuqishëm në tregun muzikor gjatë muajit qershor.
Më 6 qershor, reperi e publikoi këngën “Luj edhe pak” që u shoqërua me videoklip dhe po ashtu ka kaluar shifrën prej dy milionë shikimesh në YouTube.
Më 7 qershor u lansua bashkëpunimi me S4MM, La Familia, videoja muzikore e të cilit gjithashtu është pranuar shumë mirë nga fansat e dy reperëve.
Ndërsa “Drejt suksesit” ishte dueti me Alban Skënderajn që u publikua më 8 qershor. Të gjitha këto klipe kanë kaluar shifrën prej dy milionë shikimesh në platformën e shpërndarjes së videove. /Telegrafi/