Telegrafi

Dy civilë të vrarë në Luhansk të Ukrainës

Guvernatori i rajonit lindor të Ukrainës, Luhansk ka thënë se dy civilë janë vrarë në një sulm të ushtrisë ruse.

Dy persona të tjerë u plagosën në një sulm në qytetin e Zolotes, raporton skynews.

Forcat ruse kanë rritur sulmet e tyre në lindje të shtetit ukrainas dhe po synojnë të marrin nën kontroll zonat e kontrolluara nga ushria e Ukrainës.

Disa pjesë të rajonit lindor të Donbasit – i përbërë nga Luhansk dhe Donetsk – tashmë kontrollohen prej separatistëve pro-rusë.

Ndryshe, Rusia raportohet se tash synon rajonet lindore ukrainase ndërsa një gjeneral rus ka deklaruar se nuk përjashtohet mundësia edhe të pushtimit rajonit moldav, Transnistria. /Telegrafi/