Real Madrid është kualifikuar për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Madrilenët triumfuan pas vazhdimeve kundër Bayern Munichut me rezultat të përgjithshëm 6:3.
Megjithëse po komentohet dhe po ‘gozhdohet’ gjyqtari kryesor Viktor Kassai, kjo nuk e ka penguar që të festojnë dy bukuroshe shqiptare, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për dy gazetaret seksi të emisioneve sportive Marina Vjollca dhe Viola Spiro, të cilat janë fanse të ‘çmendura’ të Realit.
Këto të dyja kanë publikuar në llogaritë personale në Instagram edhe fotografi prej përcjelljes së ndeshjes mes Realit dhe Bayernit.
Mbetet të shihet nëse do të festojë edhe këngëtari Blero, i cili njihet si tifozë i flakët i Barcelonës, e cila takohet sonte me Juventusin, ku kjo e fundit ka epërsi prej tre golave nga ndeshja e parë. /Telegrafi/