Site icon Telegrafi

Dy bukuroshe në një fotografi, Kejvina dhe Tayna sjellin një pozë të përbashkët

Kejvina Kthella dhe Tayna (Foto: Instagram/Kejvina_Kthella/Tayna)

Bukuroshja e ekraneve shqiptare, Kejvina Kthella, e ka publikuar një fotografi të përbashkët me reperen e popullarizuar, Tayna.

Në bazë të përshkrimit të lokacionit, dy bukuroshet janë shoqëruar me rastin e Ditës së Gruas në Prishtinë, ku edhe është bërë fotografia.

Dy protagonistet duken bukur në këtë imazh, i cili i ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime në profilin e prezantueses në Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Kejvina Kthella vazhdon të marrë vëmendjen fotografive që i publikon në rrjetet sociale. Ajo është mjaft aktive në Instagram, ku numëron më shumë se 296 mijë ndjekës.

Krahas përditshmërisë së saj, fotografitë e publikuara shpeshherë janë edhe pjesë e reklamave të ndryshme.

Nga ana tjetër, Doruntina Shala (emri i vërtetë i Taynas) vazhdon të sjellë hite në skenën muzikore shqiptare.

Reperja së fundmi ka paralajmëruar këngën e re, të cilës është duke ia përgatitur videoklipin. /Telegrafi/

Exit mobile version