Site icon Telegrafi

Dy asistimet e Lionel Messit kompletojnë rikthimin fantastik të Inter Miamit dhe kualifikimin në finalen e Kupës

Lionel Messi ka tërhequr zvarrë ekipin e tij, Inter Miamin, duke e dërguar në vazhdime të gjysmëfinaleve të US Open Cup, me dy asistime fantastike, ndërsa fituan në penallti për të siguruar finalen e madhe.

Fituesi i Kupës së Botës nuk ka humbur ende asnjë lojë që nga transferimi i tij në Shtetet e Bashkuara si pjesë e ekipit në pronësi të Jorge Mas dhe David Beckham.

Skuadra e Inter Miamit ka një ecuri të jashtëzakonshme që kur argjentinasi iu bashkua në korrik me një kontratë dyvjeçare e gjysmë.

Shtatë fitore radhazi, përfshirë trofeun e parë në historinë e ekipit të tyre në Kupën e Ligës, sinjalizuan një fillim fantastik për jetën me Messin në radhët e tyre.

Lexo po ashtu Videoja tronditëse e lëvizjes së Messit bëhet virale - nga mos interesimi për lojë deri tek 'shpërthimi' dhe goli

Megjithatë, duke u përballur me FC Cincinnati në gjysmëfinalen e US Open Cup apo Kupës së SHBA-ve, e cila ka një format me eliminim, skuadra e Messit nuk kishte kërkuar të gërvishtet.

Ishte një ndeshje e shpejtë nga përballja me Nashville në finalen e Kupës së Ligës, që u zhvillua vetëm katër ditë më parë.

Cincinnati kaloi në epërsi në pjesën e parë përmes Luciano Acosta dhe dukej mjaft dominues gjatë gjithë kohës, ndërsa dyfishuan epërsinë në minutën e 53-të me Brandon Vazquez, dhe Miami dukej sikur po eliminohet nga kupa.

Megjithatë, Messi, siç ka bërë herë pas here, e ndryshoi lojën për ta rikthyer skuadrën e tij në lojë.

Miamit iu dha një goditje dënimi në minutën e 68-të me argjentinasin që dhuroi një top të mrekullueshëm që gjeti kokën e Leonardo Campana dhe ngushtoi epërsinë në 2-1.

Kur pritej që Cincinnati po shkonte drejt një fitoreje të madhe, Messi kishte ide të tjera, duke dhuruar një asistim tjetër fantastik përsëri në kokën e Campanas (90+7) për të barazuar rezultatin në 2-2 dhe duke e dërguar gjysmëfinalen në kohën shtesë.

Koha shtesë përfundoi me rezultatin 3-3, ndërsa në penallti Inter Miami fitoi (5-4), ku golin e parë e shënoi Messi dhe ekipi i tij siguroi finalen e madhe, ku do të përballet me Huston Dynamo. /Telegrafi/

Exit mobile version