Telegrafi

Dy anije zbarkuese ruse goditen në Krime

Ukraina thotë se ka goditur dy anije zbarkimi, një qendër komunikimi dhe infrastrukturë tjetër të përdorur nga flota ruse e Detit të Zi jashtë Krimesë.

Një njoftim nga shtabi i përgjithshëm ukrainas tha se ishin shkatërruar anijet Yamal dhe Azov.

Guvernatori i zgjedhur nga Rusia i portit të Sevastopolit tha se dhjetë raketa ukrainase ishin rrëzuar, raporton bbc.

Rusia gjithashtu nisi një sulm me raketa dhe dron në kryeqytetin, Kiev, dhe rajonin e Lviv herët të dielën.

Banorët e Kievit u strehuan në stacionet e metrosë pasi sulmi filloi në orët e para të mëngjesit.

Ndryshe, Ukraina kishte shkatërruar në vitin 2022 anijen më të fuqishme luftarake ruse, e njohur si Moskva. /Telegrafi/