Telegrafi

Dy aksidente me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë

Ilustrim

Dy persona kanë humbur jetën ditën e hënë në dy aksidente trafiku që kanë ndodhur.

Sipas të dhënave të Policisë, njëri aksident ka ndodhur në fshatin Shipashnicë të Kamenicës, ku një person ka humbur kontrollin mbi veturë duke u rrokullisur në një arë, transmeton Telegrafi.

“Shipashnicë, Kamenicë 08.05.2023 – 08:15. Një mashkull kosovar ka humbur jetën pasi ka humbur kontrollin mbi veturën e tij duke u rrokullisur në një arë jashtë rrugës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me urdhër te prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, ka njoftuar Policia.

Ndërsa, aksidenti tjetër ka ndodhur në fshatin Baicë të Istogut, ku aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.

“Baicë, Istog 08.05.2023 – 20:00. Një mashkull kosovar ka humbur jetën pasi ka humbur kontrollin mbi veturën e tij duke u rrokullisur jashtë rrugës. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në Spitalin e Pejës. Me urdhër te prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”.

Policia po ashtu ka njoftuar se brenda 24 orëve kanë ndodhur edhe 33 aksidente me persona të lënduar, kurse 43 tjerë vetëm me dëme materiale. /Telegrafi/