Site icon Telegrafi

Dy aeroplanë nga Libani ‘bien’ në veri të Izraelit, thotë ushtria izraelite

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thonë se kanë detektuar tre aeroplanë që kanë hyrë në territorin e saj nga Libani.

Mbetet e paqartë se kush po i operonte aeroplanët, transmeton Telegrafi.

“Njëri u kap nga grupi i mbrojtjes ajrore të IDF dhe dy të tjerët ranë në një zonë në veri”, tha IDF.

Lexo po ashtu Reuters, AP, CNN dhe New York Times hedhin poshtë akuzat se kishin njohuri paraprake për sulmin e Hamasit

“Eventi lidhur me këtë është duke u hetuar”, kanë shtuar ata në një deklaratë.

Mbetet e paqartë nëse dikush është lënduar dhe nuk janë dhënë detaje të mëtejshme.

Lexo po ashtu Izraeli vazhdon të bombardojë objektet fetare, filmohet shkatërrimi i një xhamie në Gaza

Libani jugor është shtëpia e grupit Hezbollah të mbështetur nga Irani, i cili prej kohësh është lidhur me Hamasin dhe Xhihadin Islamik në Gaza – por nuk është e qartë nëse ata ishin të përfshirë në këtë incident. /Telegrafi/

Exit mobile version