Atalanta thuhet se ka vendosur një çmim prej 55 milionë për sulmuesin Duvan Zapata, i cili është në shënjestër të Juventusit, Atletico Madridit, Barcelonës dhe dy klube të Ligës Premier.
Reprezentuesi kolumbian ka qenë ‘vrasës’ në dy sezonet e fundit të suksesshme, të cilat e panë Atalantan të kualifikohej në Ligën e Kampionëve dy herë, duke arritur në çerekfinale këtë sezon.
Sipas mediumit italian La Gazzetta dello Sport, klubet që kanë shprehur interesim për sulmuesin Zapata nuk po refuzohen plotësisht nga klubi italian.
Përkundrazi, Atalanta thuhet se ka vendosur një çmim të kërkuar prej 50-55 milionë euro për qendërsulmuesin gjigant.
Juve ka qenë prej kohësh i lidhur me Duvan Zapata, ndërsa Atletico Madrid dhe Barcelona e shohin atë si pasues të e Diego Costa, Alvaro Morata dhe Luis Suarez.
I njëjti raport tregon edhe për dy klube pa emër të Ligës Premier, të cilët i janë afruar edhe 29-vjeçarit.
Zapata kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Itali, duke mbërritur në Napoli nga Estudiantes në vitin 2013, pastaj te Udinese, Sampdoria dhe që prej vitit 2018 te Atalanta. /Telegrafi/