Site icon Telegrafi

Duro i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij, por ankohet për gjyqtarët

(Foto: feronikelifc.com)

Feronikeli nuk ka shkuar më shumë se një barazim në duelin e xhiros së 19-të ndaj Gjilanit, ani pse e kishte epërsinë fillestare, por në fund u detyrua ta ndajë një pikë me nënkampionët e vendit (1-1).

Megjithatë, kryetrajneri i kësaj skuadre, Klodian Duro, theksoi pas ndeshjes se skuadra e tij e meritoi fitoren, por që u ndal nga arbitrimi i ndeshjes, sipas të cilit ishte në favor të gjilanasve.

“Ne e dëshmuam edhe njëherë që jemi skuadra më e mirë taktikisht në këtë kampionat. Ne nuk ka askush që na mposhtë, asnjë ekip, përveç njërit të cilët janë arbitrat e ndeshjes. Pavarësisht se kam shumë rrespekt për gjyqtarin Dardan Çaka, ai me disa faulla e afroi Gjilanin deri te goli dhe mendoj se Gjilani nuk ka nevojë të ndihmohet sepse ka kualitet mjaftueshëm sa ta bëj vet këtë gjë”, deklaroi Duro fillimisht për “Art Sport”.

Tekniku i ‘industrialistëve’ u nda i kënaqur me atë se çfarë treguan futbollistët e tij në këtë ndeshje, teksa paralajmëroi rivalët për ndeshjet e radhës.

“Jam shumë i kënaqur me gjithë paraqitjen e skuadrës dhe gjithë futbollistëve që dhanë maksimumin për ta fituar këtë ndeshje. Bëmë gjithçka mirë, kontrolluam gjithë ndeshjen

“Ja shume I kenaqur me githe paraqitjen e skuadres dhe gjithe futbollistet qe dhane maksimumin qe dhane per ga fituar kete ndeshjen. Bëmë gjithçka mirë dhe e them me plot gojë që e merituam fitoren. Jemi skuadra më e mire taktikisht në vend dhe këtë do ta dëshmojmë edhe më vonë”, përfundoi Duro.

Feronikeli mbetet në pozitën e pestë të renditjes tabelare me 24 pikë, ndërkohë në kuadër të xhiros së 20-të takohet me Ballkanin në udhëtim. /Telegrafi/

Exit mobile version