Site icon Telegrafi

Duro: Asnjë ekip nuk është brenda objektivave, Feronikeli nuk po ka fat

Feronikeli u mposht si mysafir i Gjilanit me rezultat 1-0, në kuadër të javës së 28-të.

Megjithatë, trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, vlerëson lartë paraqitjen e futbollistëve të tij.

“Sigurisht që kemi zhvilluar një ndeshje të mirë edhe në pjesën e parë, pavarësisht se u gjendëm në disavantazh në një moment që nuk duhej pësuar”.

“Jemi rikthyer më pas në lojë përballë një Gjilani, që për mua është njëri ndër ekipet më të forta në ligë. Që të shkonim deri te goli na duhej pak fat dhe vendosshmëri, pavarësisht që Gjilani ka në portë një portier si Koliqi”, deklaroi fillimisht Duro.

Skuadra e “Niklit” ka mbetur pa objektiva prej javësh, ndërkohë që kryetrajneri Duro synon që të organizojë skuadrën dhe të marr maksimumin nga ajo se çfarë ka mbetur.

“Asnjë ekip nuk është brenda objektivave, e aq më pak ne. Jemi munduar që të krijojmë një grup të fortë, ashtu siç e patë edhe sot. Ne do të vazhdojmë kampionatin, pasi që asgjë nuk ka mbaruar”.

“Provuam që të dilnim në Evropë, por për të patur ndonjëherë sukses të duhet edhe fati, gjë të cilën nuk e kemi patur. Futbolli prandaj është i bukur, pasi që sjell të papritura, ndërkohë që neve na kanë bërë më të fortë”, ka thënë Duro. /Telegrafi/

Exit mobile version