Telegrafi

Durmishi drejt largimit nga Lazio, katër skuadra e duan mbrojtësin shqiptar

Riza Durmisi. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Riza Durmishi pritet të largohet nga Lazio gjatë afatit kalimtar veror.

Mbrojtësi shqiptar nuk kishte fat shkaku i disa lëndimeve, por as nuk u përshtat në kampionatin italian.

Kësisoj Lazio e ka nxjerrë në shitje atë dhe po pret ofertën e duhur për ta pranuar.

Interesimet për Durmishin nuk mungojnë, pasi ai kërkohet në Turqi, Spanjë, Francë dhe Danimarkë.

Janë dy ish-skuadrat e mbrojtësit të majtë Brondby dhe Real Betis që po kërkojnë rikthimin e tij.

Riza Durmisi. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Në anën tjetër lojtari kërkohet edhe në Ligue 1 nga gjiganti francez Olympique Marseille.

Destinacioni më i mundshëm duket se do të jetë Stambolli, me Besiktasin që është më së afërmi transferimit të tij.

Lazio për ta lënë të lirë reprezentuesin e Danimarkës po kërkon rreth shtatë milionë euro. /Telegrafi/