Site icon Telegrafi

Dunphy: Pogba nuk e kupton futbollin anglez

Ish-futbollisti irlandez, Eamon Dunphy, e ka kritikuar yllin e Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Mesfushori i dikurshëm, i cili e kishte nisur karrierën në Old Trafford, beson se Djajtë e Kuq janë larg garës për titullin e Ligës Premier, pasi Chelsea dhe Liverpooli janë shumë më të fortë.

Dunphy beson se Jose Mourinho bën punë më të mirë se Louis van Gaal, ndërsa krahas Pogbas e ka kritikuar edhe Wayne Rooneyn.

“Qëkur shkoi Van Gaali dhe erdhi Mourinho, ata kanë përparuar, nuk ka dyshim për këtë. Por, do të thosha se janë shumë, shumë larg se ku duhej të ishin për t’u shkaktuar telashe ekipeve, si Chelsea apo Liverpooli”.

Lexo po ashtu Futbollistët me më shumë pasime të sakta këtë javë në Ligën Premier

“Paul Pogba është dashur t’i mbulojë, ai nuk shqetësohet, ai thjesht po qëndron aty, pasi në të vërtetë nuk e kupton lojën”, ka thënë Dunphy për 2fm. /Telegrafi/

Exit mobile version