Telegrafi

Dumfries te Inter, mungon vetëm zyrtarizimi

Denzel Dumfries pritet të transferohet nga PSV Eindhoven te Interi, pasi tashmë thuhet se gjithçka është arritur mes klubeve dhe lojtarit.

Mbrojtësi holandez ka shkëlqyer në Euro 2020 me Holandën dhe shumë klube të mëdha evropiane janë vënë pas tij.

Megjithatë, garën për transferimin e Dumfries thuhet se e kanë fituar italianët e Interit.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Dumfries do të bashkohet me Interin nga PSV Eindhoven, pasi marrëveshja verbale mes klubeve është arritur.

Romano gjithashtu lajmëron se kushtet personale janë rënë dakord mes lojtarit dhe Interit.

Nerazzurrët huhet se po planifikojnë testet mjekësore në ditët e ardhshme në mënyrë që të përfundojnë lëvizjen.

Çmimi i transferimit të lojtarit thuhet se do të jetë 12 milionë euro, edhe pse PSV po insiston në 14 milionë euro. /Telegrafi/