Site icon Telegrafi

Dumfries fillon testet mjekësore para zyrtarizimit si lojtar i ri i Interit

Denzel Dumfries ka filluar testet mjekësore në Milano pasi Interi ka rënë dakord për një transferim nga PSV Eindhoven për 12 milionë euro plus bonuse.

Mbrojtësi i djathtë fluturoi mbrëmë në Aeroportin Linate, ku ai u tha gazetarëve se ishte “shumë i lumtur, gati dhe i uritur” për këtë sfidë të re.

Marrëveshja u arrit për 12 milionë euro plus 2.5 milionë euro shtesë, pasi Dumfries i kishte premtuar prej kohësh vetes Nerazzurrëve, duke refuzuar të gjitha ofertat e tjera.

Lexo po ashtu Dumfries arrin në Milano, të premten testet mjekësore te Interi

Ai është trashëgimtari natyral i Achraf Hakimi, i cili u shit në Paris Saint-Germain këtë verë për rreth 70 milionë euro.

Dumfries është investimi i parë me paratë e përdorura nga shitja e Romelu Lukaku prej 115 milionë eurosh te Chelsea, por nuk pritet të jetë i fundit.

Interi pritet të transferojë edhe sulmuesin Edin Dzeko dhe njërin në mes të Joaquim Correa, Duvan Zapata apo Lorenzo Insigne. /Telegrafi/

Exit mobile version