Shtatzënia shënon një periudhë kur femrat që janë në pritje të bukur duhet të bëjnë një ndryshim në stilin e tyre të veshjes.
Sfidë të veçantë paraqet pjesëmarrja nëpër organizime të ndryshme festive apo ceremoniale.
Në këtë rast zgjedhja bëhet më e vështirë, megjithatë ka shembuj të shumtë që ato mund të ndjekin për t’ia lehtësuar vetes.
Bukuroshe të shumta të ekranit dhe skenës kanë kaluar nëpër periudhë të njëjtë, ashtu që me ndihmën e stilistëve të tyre kanë zgjedhur veshjet më të pëlqyera.
Në vijim janë dukjet e disa prej femrave të njohura në evenimente të ndryshme gjatë shtatzënisë së tyre. /Telegrafi/