Telegrafi

Dukjet e partnereve të Furyt dhe Wilderit në mbrëmjen e madhe në Las Vegas

(Foto: Instagram/ telliswift/parisfury1)

Të shtunën mbrëma (orët e hershme të të dielës me kohën tonë), në Las Vegas është zhvilluar meçi i boksit në kategorinë e peshave të rënda ndërmjet Tyson Fury dhe Deontay Wilder, i vlefshëm për titullin e botës në divizionin WBC.

Boksieri britanik u tregua më i fortë duke e mposhtur amerikanin në raundin e 11-të me nokaut, ndërkaq më herët gjatë duelit ishin rrëzuar të dy boksierët.

Në këtë eveniment të madh sportiv, Fury dhe Wilder ishin të shoqëruar nga partneret e tyre, Paris Fury dhe Telli Swift.

(Foto: Instagram/parisfury1)
Lexo po ashtu I nokautuar ashpër nga bashkëshorti i saj, Paris Fury e këshillon Wilderin që të pensionohet nga boksi

Për këtë ngjarje, gruaja e Tyson Furyt – e cila në fund iu gëzua triumfit të bashkëshortit të saj – kishte zgjedhur një fustan solemn të kaltër të gjatë.

(Foto: Instagram/telliswift)
Lexo po ashtu E fejuara e Wilder shpërthen në lot, pasi e pa të shtrirë pas një nokauti brutal amerikanin

Në anën tjetër, e fejuara e Deontay Wilder – e cila shpërtheu në lot kur partneri i saj u nokautua në fund, kishte zgjedhur veshje të markës Fendi. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/parisfury1)

 

(Foto: Screenshot/Twitter)

 

(Foto: Screenshot/Twitter)

 

(Foto: Instagram/telliswift)

 

(Foto: Twitter/The Sun)