Skenaristi fitues i çmimit “Oscar”, Taika Waititi dhe e dashura e tij, trajnerja e “The Voice Australia”, Rita Ora, u përshtatën për të marrë pjesë në prezantimin e ‘Dior Men’s SS/23’ në Venice Beach të enjten mbrëma.
Në moshën 46-vjeçare, regjisori me prejardhje nga Zelanda e Re është 15 vjet më i vjetër se londinezja perëndimore e lindur në Kosovë, por ata janë ende të fortë në marrëdhënien e tyre, 14 muaj pasi u konfirmua lidhja e tyre.
Rita dhe Taika u afotografuan nga paparacët në një puthje trepalëshe me aktoren e “Thor: Love and Thunder”, Tessa Thompson në shtëpinë e tij në Sydney, një muaj pasi lidhja e tyre u zyrtarizua në Instagram, shkruan DailyMail.
Ora (e lindur origjinal Sahatçiu) e fshehu figurën e saj fenomenale të trupit nën një kostum pantallonash të zeza të gjera, të papërshtatshme dhe të kombinuara me një bluzë të bardhë të dizajnuar nga dyshja Rob Zangardi + Mariel Haenn.
Stilistja e flokëve Sami Knight ia mbështolli valët e theksuara të flokëve këngëtares së hitit “Anywhere” dhe artisti i grimit Anthony H. Nguyen u sigurua që çehrja e saj të ishte plotësisht e konturuar.
Waititi (i lindur origjinal si Cohen) kishte veshur një këmishë të kuqe të markës “Dior” poshtë një kostumi ngjyrë gri për meshkuj të markës ‘Dior SS/23’ me atlete “Dior” të zgjedhura nga stilistja Jeanne Yang.
Rita dhe Taika – të cilët fillimisht u takuan në shkurt 2018 – shpërfaqën kiminë e tyre teksa pozonin në tapetin blu të ngjarjes së modës.
Ora dhe Waititi më pas zunë vendin e tyre, në rreshtin e parë, përkrah pesë herë fitueses së çmimit “Grammy”, Christina Aguilera.
Këngëtarja shqiptare dukej e emocionuar që ishte pranë yllit 41-vjeçar të muzikës pop, e cila kishte veshur një kostum të hirtë.
Rita – e cila krenohet me 35.4 milionë ndjekës në rrjetet sociale, ndau me fansat fotografi nga sfilata ‘Dior Men’s SS/23’.
Taika e mbajti me kalorësi hapur derën e zezë të SUV-it për të dashurën e tij.
Waititi ka dy vajza – Te Hinekāhu, 10 vjeçe, dhe Matewa Kiritapu, gjashtë vjeçe – nga martesa e tij shtatëvjeçare me producenten e Jojo Rabbit, Chelsea Winstanley, nga e cila u nda në vitin 2018.
Javën e kaluar, Rita Ora publikoi këngën e saj të re “Finish Line” të kompozuar nga fituesja e çmimit “Grammy”, Diane Warren, e cila shfaqet në serialin me katër pjesë të quajtur “Ti0tle IX 37 Words” që do të jepet premierë më 21 qershor në kanalin ESPN.
Ndryshe nga Rita, Taika në fakt ka fituar një çmim “Grammy” për kolonën zanore më të mirë të përpilimit (Jojo Rabbit) për mediat vizuale në vitin 2020. /Telegrafi/