Zaimina Vajsari e ka festuar sot (17 qershor) ditëlindjen e saj të 30-të.
Këngëtarja, e cila së fundmi është shndërruar edhe në sipërmarrëse, e ka nisur festën që para se të kalonte ora 00:00 natën e kaluar.
Befasitë e shumta nuk munguan, ndërsa natyrisht se fansat e Zaiminës janë të interesuar se si është dukur ajo në festën e saj.
Dhe për ta shuar kureshtjen, këngëtarja e ka publikuar një fotografi në Instagram, në të cilën ka pozuar me një fustan të kuq të gjatë që vë në pah format e bukuroshes, e cila në dorë mban një trëndafil.
“17 qershor 2017, urime ditëlindja ime. Ishte një mbrëmje e mahnitshme me njerëz të këndshëm dhe miq të vërtetë. Faleminderit të gjithëve për urimet. Jam e bekuar. Faleminderit Zor. 1000 trëndafila”, ka shkruar Zaimina në përshkrimin e fotografisë. /Telegrafi/