Telegrafi

Dukja e yjeve të “Game of Thrones” me veshje solemne

Ekipi i aktorëve të serialit të popullarizuar, “Game of Thrones”, padyshim se bëjnë pjesë në grupin e yjeve më të njohur në botën e ekranit.

Mirëpo, ata rrallëherë shfaqen bashkë, edhe sidomos shumë rrallë janë parë jashtë setit të xhirimeve të këtij seriali të HBO.

Në ndërkohë, në klipin promocional të episodit të parë të sezonit të tetë dhe të fundit, HBO i ka mbledhur aktorët dhe i ka veshur me rroba solemne.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Game of Thrones

Në mesin e yjeve janë Peter Dinklage, Emilia Clarke, Kit Harington, Maisie Williams, por edhe protagonistët, rolet e të cilëve kanë përfunduar.

Premiera e sezonit të ri do të jepet më 14 prill, ndërsa më 19 maj është planifikuar të emetohet episodi i fundit i “Game of Thrones”. /Telegrafi/