Mbrëmë (e diel), çifti i shumë pëlqyer nga publiku, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi dhanë fund beqarisë së tyre.|
Dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një dasmë madhështore të organizuar te Gjiri i Lalëzit në Tiranës.
Në një dasmë kaq të përfolur, nuk kishte se si të mungonin edhe shumë prej figurave publike, njëherësh kolegë të Marinës dhe Getit.
Shumica prej tyre kanë shkëlqyer me dukjen, gjersa nga postimet që kanë bërë në rrjetet sociale, kemi pasur mundësinë të shohim se sa shumë janë kënaqur ata gjatë mbrëmjes.
Personazhet femra kanë marrë më shumë vëmendje me dukjen e tyre elegante.
Në vazhdim, ju prezantojmë me dukjen e disa prej yjeve në dasmën e mbrëmshme të Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit. /Telegrafi/