Telegrafi

Dukja e Mimoza Shkodrës në vitin 2001, krejt ndryshe (Video)

Mimoza Shkodra e ka nisur shumë e re karrierën e saj si këngëtare!

Fillimisht ajo nisi të merret me muzikë zbavitëse, duke u bërë pjesë e shumë programeve të Vitit të Ri, ndërsa më vonë iu fut edhe muzikës popullore.

Lexo po ashtu Intervistë/ Mimoza Shkodra flet rreth albumit më të ri me këngë 'live', dhe angazhimeve në muzikë (Foto)

Ajo dukej krejt ndryshe në fillim të karrierës, atëherë kur ishte më e re dhe kishte krejt tjetër stil.

Në YouTube qarkullon një video, e cila tregon se si dukej këngëtarja në incizimet e Zico TV në vitin 2001.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Unë jetoj” ishte njëra ndër këngët e saj të para, që e shfaqte këngëtaren shumë më ndryshe, por që ishte mjaft në trend me kohën. /Telegrafi/