Telegrafi

Dukja e Mihrije Brahës pa makijazh (Foto)

Këngëtarja e njohur Mihrije Braha është shumë e pëlqyer për muzikën dhe këngët e saj ndër vite.

Ajo është çdo herë aktive me këngë të reja dhe koncerte, ndërsa vazhdon ende të pëlqehet nga audienca.

Braha është shumë aktive në rrjetet sociale, dhe shpesh publikon fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Ndonëse e shohim shpesh të grimuar në paraqitjet e saj, rrallë herë fansat kanë pasur mundësinë ta shohin atë në dukjen e saj natyrale.

E këtë mundësi, ajo ua ka dhënë së fundmi përmes një imazhi të publikuar në InstaStory.

Ajo shfaqet tërësisht natyrale, pa grim, duke treguar se si duket në një ditë të zakonshme. /Telegrafi/