Gili dhe Mihrije Braha janë dy këngëtare mjaft të pëlqyera për publikun shqiptar.
Përveçse në skenë, ato ruajnë së bashku edhe një miqësi të mirë prej vitesh.
Ka qenë faqja zyrtare e Gilit në Facebook, ajo e cila ka ndarë me fansat e saj një fotografi, e cila tregon se si dukeshin së bashku Gili dhe Mihrija para shumë vitesh.
Gili aso kohe ishte e veshur me fustan të kuq për të interpretuar këngën e saj të famshme “Xixëllonja”, ndërsa Mihrija karakterizohej me flokë të zeza dhe të gjatë, veshur me një vello të bardhë.
Edhe pas kaq shumë vitesh, ato kanë arritur të ruajnë sharmin dhe elegancën e tyre skenike. /Telegrafi/