Site icon Telegrafi

Dukja e futbollistëve me dhe pa mjekër, dhe krahasimet nga koha kur kishin flokë me dukjen e tyre tani tullace

Foto: Bleacher Report Football/Instagram

Përveç talentit që tregojnë në fushën e gjelbër, futbollistët shpesh komentohen edhe për dukjet e tyre.

Stili i flokëve, mjekrës dhe tatuazhet janë ato që i bëjnë herë pas herë edhe më tërheqëse ose të komentuar.

Faqja e njohur dedikuar futbollist Bleacher Report Football në Instagram, ka sjell së fundmi disa imazhe duke treguar dukjen e futbollistëve të famshëm me dhe pa mjekër.

Lionel Messi, Sergio Ramos, Claudio Bravo, Alisson Becker e Tim Howard janë vetëm disa prej të cilëve, ndryshimi nga dukja pa mjekër me atë kur kanë mjekër është shumë i dukshëm.

Ndërkohë vetëm disa minuta më vonë, e njëjta faqe ka publikuar edhe disa imazhe tjera të futbollistëve që tani janë tullacë.

Duke bërë krahasimin e kohës kur kishin flokë me tani që nuk kanë asnjë qime, vërehen ndryshime të shumta në dukjen “dikur dhe sot” të personazheve në fjalë.

Fotografitë në fjalë janë pëlqyer dhe komentuar në masë të madhe nga fansat e futbollist. /Telegrafi/

Exit mobile version