Telegrafi

Dukja e Fjolla Morinës në dasmën e Bleros me Afronën

Fjolla Morina (Foto: Instagram/fjolla.morina)

Shumë emra të njohur të skenës e kanë zbukuruar akoma më shumë dasmën e Blero Muharremit me Afrona Dikën.

Në një ceremoni madhështore, të shtunën mbrëma, kantautori i popullarizuar e ka kurorëzuar me martesë dashurinë me modelen dhe blogeren e njohur.

Lexo po ashtu Martohen Blero dhe Afrona Dika, pamje nga ceremonia martesore
Fjolla Morina (Foto: Instagram/fjolla.morina)

Në mesin e mysafirëve të shumtë ka qenë edhe këngëtarja Fjolla Morina, e cila i ka shpërndarë disa imazhe në rrjetet sociale, ku spikat dukja e saj.

“Sa i përket mbrëmjes së kaluar në martesën e Bleros dhe Afronës”, është përshkrimi i fotografisë, të cilën Fjolla e ka publikuar në Instagram.

Ajo i ka publikuar edhe disa video dhe fotografi në InstaStory, ku është shfaqur mjaft tërheqëse. /Telegrafi/

Blero, Fjolla Morina dhe Afrona Dika (Foto: Instagram/fjolla.morina)
Fjolla Morina (Foto: Instagram/fjolla.morina)