Shumë emra të njohur të skenës e kanë zbukuruar akoma më shumë dasmën e Blero Muharremit me Afrona Dikën.
Në një ceremoni madhështore, të shtunën mbrëma, kantautori i popullarizuar e ka kurorëzuar me martesë dashurinë me modelen dhe blogeren e njohur.
Në mesin e mysafirëve të shumtë ka qenë edhe këngëtarja Fjolla Morina, e cila i ka shpërndarë disa imazhe në rrjetet sociale, ku spikat dukja e saj.
“Sa i përket mbrëmjes së kaluar në martesën e Bleros dhe Afronës”, është përshkrimi i fotografisë, të cilën Fjolla e ka publikuar në Instagram.
Ajo i ka publikuar edhe disa video dhe fotografi në InstaStory, ku është shfaqur mjaft tërheqëse. /Telegrafi/