Telegrafi

Dukja e Betim Haxhimusës pas trajtimit mjekësor, ka qepje në fytyrë dhe marramendje

Betim Haxhimusa ka marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor pas lëndimit të pësuar nga tifozët e Vëllaznimit në ndeshjen e fundit të sezonit në Superligë.

Skuadra e Gjilanit ka barazuar pa gola në udhëtimin e tyre jetik tek Vëllaznimi i Gjakovës, në ndeshjen e vlefshme për javën e fundit, atë të 33-tën në Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo ndeshje ishte ‘jetë a vdekje’ për ty dyja skuadrat, por në fund ishin ‘Skifterat’ që u gëzuan pasi siguruan mbijetesën, ndërsa gjakovarët do ta kërkojnë atë me anë të barazhit.

Lexo po ashtu Spektaklin në Gjakovë e prishin në fund tifozët vendas duke goditur me gur Haxhimusën, Gjilani siguron Superligën – Vëllaznimi mbetet në barazh

Megjithatë, ndeshja nuk përfundoi si është më së miri dhe pa eksese, pasi në minutat shtesë gjyqtari kryesor Genc Nuza u detyrua ta ndërpres paksa ndeshjen.

Ishin duke u zhvilluar minutat shtesë kur tifozët vendas filluan të gjuajnë gjësende të forta në fushën e lojës, pasi më parë thonë se u provokuan nga lojtari i Gjilanit, Gëzim Rusi.

Ishte sulmuesi ferizajas, Haxhimusa, i cili e pësoi më së keqi pasi u godit me gur në fytyrë nga tifozët e Vëllaznimit.

Haxhimusa në terren pas goditjes nga tifozët e Vëllaznimit

Pas kësaj goditje Haxhimusa u mbush i tëri me gjak dhe ekipet mjekësore të skuadrave intervenuan për t’ia mbyllur plagën dhe pastaj e dërguan në qendrën mjekësore të qytetit të Gjakovës.

Sulmuesi i Gjilanit në spitalin e Gjakovës

Pas arritjes në spital, sulmuesi i Gjilanit mori tretmanin e nevojshëm mjekësor, ku u desh të marr edhe disa qepje në fytyrë shkaku i lëndimit.

Në fotografitë e dërguara Telegrafit, Haxhimusa shihet me fashat e tij në fytyrë, teksa thotë se ende gjendet në spital dhe ka ende marramendje. /Telegrafi/

Haxhimusa në spital duke marrë trajtimin mjekësor pas qepjes në fytyrë