Telegrafi

Duket se Megi Pojanit i ka pëlqyer dedikimi që i bëri Cllevio në këngën e fundit, bukuroshja kërkon lirimin e tij

Kleviol Ahmeti, apo i njohur më mirë si Cllevio, është një nga emrat më të përfolur të momentit në estradën shqiptare.

E gjitha kjo pasi ai u përfshi në një përleshje me reperin e tjetër nga Shqipëria, Noizy.

Teksa Cllevio është prapa grilave, atij i ka rrjedhur në internet kënga e fundit e quajtur “Paridi”, ku përveç se përmend që ka problem me Noizyn, fundin e këngës ia kushton edhe Megi Pojanit dhe motrës së saj, Inas.

Lexo po ashtu Teksa Cllevio është në burg, atij i rrjedh në internet kënga e re ku përmend Noizyn - në anën tjetër jep respekt për anëtarët e TBA

Duket se kjo gjë i ka pëlqyer bukuroshes nga Shqipëria, Megi, e cila ka publikuar një video në rrjete sociale, e cila teksa vallëzonte ka kërkuar edhe lirimin e Cllevios nga burgu. /Telegrafi/