Telegrafi

‘Duke u përpjekur të bëj një foto’ – Dafina duket e mrekullueshme në imazhet e reja

(Foto: Instagram/dafina.zeqiri)

Pos që është ndër këngëtaret më të preferuara, Dafina Zeqiri çmohet edhe për dukjen nga fansat e saj të shumtë.

Ylli shqiptar i muzikës numëron mbi 1.6 milion ndjekës në Instagram, ku shpërndan imazhe qoftë nga karriera apo jeta e saj personale.

Gjatë të hënës, ajo ka sjellë imazhe që për pak kohë kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga ndjekësit e saj.

(Foto: Instagram/dafina.zeqiri)

Ndërkohë që përpiqej të bënte një ‘selfie’ me një veshje me dekolte mjaft të hapur, në prapavijë ka dalë DJ Geek që ia ka pamundësuar një autoportret.

“Duke u përpjekur të bëj një fotografi…”, ka shkruar Dafina në përshkrim, ndërsa më pas e ka publikuar një tjetër imazh bardhezi, në të cilin nuk vërehet partneri i saj. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/dafina.zeqiri)